E bija e Castros mori vizën për në SHBA

E bija e kryetarit të Kubës, Raul Castro, Mariela Castro mori vizë për në SHBA që të mund të marrë pjesë në një konferencë akademike e cila do të mbahet në Kaliforni në fund të këtij muaji.

“Po, mori vizën, edhe atë shumë shpejt”, njoftoi zëdhënësi i Qendrës nacionale kubaneze, me të cilin udhëheq e bija e liderit kubanez.

SHBA-të zakonisht refuzojnë të japin viza për përfaqësuesit e lartë kubanez të cilët dëshirojnë ta vizitojnë vendin për arsye të ndryshme profesionale.

Mariela Castro (50) po udhëheq një kampanjë për promovimin e barazisë seksuale dhe për të drejtat e homoseksualëve. Ajo planifikon ta vizitojë San Franciskon prej 23-26 maj me qëllim që të marrë pjesë në kongresin e Shoqatës së hulumtuesve latino amerikanë.

Kufizimi i udhëtimeve nga Kuba për shkëmbim kulturor dhe universitar u zbut nga ana e kryetarit Barack Obama. Në vitin 2011 rreth 400.000 amerikanë bënë pushimet e tyre në Kubë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button