Shkëndija në pushim, përgatitjet në Ohër dhe Antali

Kuqezinjtë shkojnë në pushim të merituar me atmosferë pozitive si lider të renditjes, me rekord të pikëve dhe golave në gjysmë sezonin vjeshtor.

Aktivitetet profesionale të skuadrës së parë përfunduan të dielën e 3 dhjetorit, me fitoren 3:0 në takimin e xhiros së 18-të dhe të fundit për vitin 2017, ndërsa të hënën në mbrëmje kryesia organizoi darkë të përbashkët të “familjes” kuqezi, duke përcjellë ekipin e parë në pauzën dimërore.

Lojtarët janë lënë të lirë deri më 3 janar të vitit të ardhshëm, me atë që stafi teknik secilit futbollist i ka dhënë program pune që duhet të respektohet gjatë pauzës.

Ekipi do të rikthehet në aksion në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, kur ditët e para do të kryhen matjet dhe testimet e zakonshme, ndërsa dy fazat kryesore do të zhvillohen në Ohër dhe Antali të Turqisë.​ /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button