Në shumë raste paraburgimi është keqpërdorur si dënim

Kryeministri Zoran Zaev të dielën (03.12.2017) duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske, mes tjerash, dha edhe deklaratën në vazhdim në lidhje me caktimin e masës me paraburgim, të cilën e vlerësojmë si të vërtetë:

Duhet të ketë dënim në legjislacion për këdo që ka gabuar para ligjit dhe apeloj që të respektohet prezumimi i pafajësisë. 

Paraburgimi është shndërruar në dënim në Republikën e Maqedonisë në 10-12 vitet e fundit…

[Burimi: A1ONData: 03. 12.2017]

ARSYETIM:

Këtë deklaratë e kryeministrit të Qeverisë, Zoran Zaev, në të cilën thotë se masa për paraburgim në dhjetë vitet e fundit keqpërdoret dhe faktikisht është shndërruar në dënim, është e vërtetë, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Në dhjetë vitet e fundit opinioni ka qenë dëshmitar i një numri të madh të rasteve ku paraburgimi është keqpërdorur si masë ndëshkuese. Kështu, për shembull, rastet: “Likuidimi”“Sipuni”“Pajazhina”“Metastaza”“Syri dimëror”“Kalldërma”“Kryetari”“Fushata”, “Izgrev” dhe të tjerë, ku kohëzgjatja e paraburgimit ka filluar me 30 dite, dhe në të shumtën e rasteve me mundësi vazhdimi. Të rikujtojmë se vëllezërit Milladinovi dhe Dimitrija Gallaboski para gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg fituan rastin, Gjykata vendosi se si të akuzuarit në rastin “Izgrev” janë mbajtur pa arsye në paraburgim për dy vite. Këto ditë, është aktualizuar rasti “Monstra”, ku të akuzuarit duke i mbajtur në paraburgim për pesë vite.

Verën e kaluar (gusht 2016) Vane Cvetanov, i cili për shumë kohë u mbajt në paraburgim, dhe më pas është gjykuar në rastin “Spiuni”, për portalin “Sakam da znam” deklaroi:

Prej vitit 2006 deri në vitin 2016 në procedura hetimore, sipas informacioneve të Komitetit për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të sistemit gjyqësor, në Maqedoni janë arrestuar më shumë se 10 mijë persona, ose mesatarisht, mbi një mijë në vit. Por situata u përkeqësua në fillim të vitit 2013 deri në funt të vitit 2014, kur nis periudha e mbjelljes së frikës, kur masovikisht abuzohen me veprën penale shoqëri kriminale. Atëherë në burgun e Shutkës, me kapacitet prej 240 vendeve, kishte rreth 500 persona të arrestuar. Gjatë periudhës së mbjelljes së frikës, kohëzgjatja e paraburgimit ishte mbi një vit.

Cvetanov është kryetari i shoqatës “Llupa e gjelbër” dhe koordinator i iniciativës së qytetarëve Komiteti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku anëtarësohen qytetarë të cilët ndjehen viktima të sistemit gjyqësorë në procedura penale, më saktë përfaqësues të rasteve: “Spiuni”, “Fallanga”, “Apollon”, “Monstra”, “Muzetë”, “Likuidimi”, “Rover”, “Milka”, “Filter”…Ky komitet , siç shkruan portali “Sakam da kazham“, evidenton tre vdekje në vitet e fundit të personave “të harruar” në paraburgim:

 Zoran Kostadinovski, i cili ka qenë i punësuar në DSK, në maj të vitit 2013 ka dal në pushim mjekësor për shkak të operimit të tumorit në tru. Në shtator të të njëjtit vit, ende pa u shëruar mirë, e arrestojnë në rastin Spuni. I operuar dhe i sëmurë rëndë, e kanë mbajtur në paraburgim disa muaj. Në vitin 2014 vdes. 

 Personi nga Çairi, duke ikur prej Alfave, të cilët e kanë ndjekur për shkak të dyshimit për kontrabandë me drogë, ka bërë ndeshje dhe e ka thyer qafën. Me qafë të thyer, ashtu të palëvizshëm e dërgojnë në burg, të njëjtin vit, vitin 2014. E gjykojnë dhe para derës së burgut të Idrizovës vdes. (Jo vetëm që janë shkelur të drejtat njerëzore dhe prezumimi i pafajësisë së këtij njeriu, por edhe të drejtat e dy të burgosurve të tjerë të cilët kanë qenë të detyruar që t’ia ndërrojnë pelenat shokut të palëvizshëm të qelisë). Personi i cili është arrestuar në aksionin Milka plotë 30 muaj, prej paraburgimit ka dalë në fillim këtij viti. Personi ndërron jetë pasi që i është përkeqësuar shëndeti për qëndrimin rekord në burgun e Shutkës, tani, këtë verë, ndërroi jetë në moshën 32 vjeçare. 

Analizat e Komitetit të Helsinkut prej vitit 2013, poashtu, flasin për atë se numri i të burgosurve në vitet e fundit është rritur në mënyrë drastike, gjegjësisht 9 prej 10 gjykatësit e miratojnë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës me paraburgim.

Portali “Okno” në korrik të vitit 2013 transmetoi qëndrimin e Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut, i cili prej shqyrtimit të dokumentacionit të lëndës së gazetarit Tomisllav Kezharovki, konstaton se

Këshilli penal sjelljen e vendimeve e ka bërë me procedura dhe në mënyra të cilat janë në kundërshtim me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Janë shkaktuar dëme thelbësor edhe në procese në lidhje me vlerësimin dhe argumentimin e patjetërsueshmërisë së vazhdimit të arrestit nga ana e Gjykatës Themelore dhe mosveprimin pas ankesës nga ana e Gjykatës së Apelit në Shkup. 

Në korrik të vitit 2014 Komiteti i i Helsinkut doli me analizë në të cilën vë në pah:

Keqpërdorimin e masës së arrestit, gjykimin me afat të paarsyeshëm, mosrespektimin e prezumimit të pafajësisë, probleme me opinioni në procedura gjyqësore, mes gjykatësve nuk ka përfaqësim etnik të barabartë, janë vetëm një pjesë e vërejtjeve në analizën e rasteve gjyqësore të Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut, të kryera në periudhën prej shtatorit të vitit të kaluar, deri në korrik të këtij viti. Në këtë periudhë janë mbikëqyrur 30 procedura gjyqësore, gjatë kohës së 105 seancave gjyqësore, në 11 gjykata në Maqedoni. 

Në tetor të vitit 2016 TV 21 informoi se Komitetit i Helsinkut për të drejtat e njeriut dërgoi kritika për drejtësi selektive, duke theksuar rastin me gazetarin Zoran Bozhinovski, i dyshuar në suaza të rastit “Spiuni”, i cili në atë kohë ishte gjashtë muaj në burg.

Komiteti i Helsinkut na kujton se pas përfundimit të procedurës hetimore, përveç arrestit, që është masa më ekstreme, gjykata ka në dispozicion masa alternative siç është arresti shtëpiak, garantimi, marrja e dokumentit udhëtues. Komiteti i Helsinkut lajmëron se në mungesë të reagimit të përshtatshëm nga ana e gjykatave maqedonase, është përgatitur që të fillojë proceduara ankimore para gjykatës Evropiane për të drejtat e njerut, thonë nga Komiteti i Helsinkut

Edhe Avokati i Popullit në raportet e tij të fundit paralajmëron se arresti si masë (keq)përdoret shumë shpeshtë dhe apelon deri të qeveria gjyqësore, që, nëse kanë mundësi tjetër për arritjen e qëllimit, të mos e caktojnë atë masë, duke ju referuar edhe mbipopullimit të burgjeve.

Në janar të vitit 2014, avokati i popullit Ixhet Memeti në deklaratën për “Radio Evropa e Lirë” thotë:

Vizitat tona nëpër burgje flasin se prej viti në vit numri i personave të cilat mbahen në paraburgim shënon rritje enorme.   

Ka burgje ku numri i personave të cilët mbahen në paraburgim është dyfish më i madh se mundësia e institucionit, veçanërisht në burgjet e vogla. Është fakt se numri i personave të cilët vuajnë masën me paraburgim rritet prej viti në vit.

Në të njëjtin shkrim të “Radio Evropa e Lirë” përcjell qëndrimi i organizatës joqeveritare “Transparency Macedonia” se një mënyrë e tillë e caktimit të masës së arrestit e ul edhe mundësinë e prezantimit të pafajësisë, mundësinë që i akuzuari të mund të mbrohet në mënyrë të përshtatshme prej akuzave, por paraqet edhe shtypje mbi gjykatën me çka dukshëm mund të ndikohet mbi mundësinë që i akuzuari të gjykohet në mënyrë të paanshme dhe të padrejtë.
Në raportet të Transparencës ka më shumë shembuj të keqpërdorimit të masës me paraburgim, si është për shembull, rasti “Kryetari” me kryetarin Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipovi. Sipas vëzhgimeve të Transparencës , ky rast vetëm se i vërteton shembujt e keqpërdorimit të masës me paraburgim dhe ndikimin politik mbi gjyqësorin.

 Caktimit i pabazë i masës me paraburgim, sipas standardeve ndërkombëtare, duhet që të jetë masa e fundit për sigurimin e prezencës, thotë Ana Janevska Delleva prej Transparency Macedonia. 

Prej këtu, argumentimi më lartë, qartë dhe padyshim tregon se konstatimi i Zaevit se në 10-12 vitet e fundit në Republikën e Maqedonisë, paraburgimi është shndërruar në dënim, është i saktë. Ai mbrëmë (03.12.2017), duke komentuar ngjarjet lidhur me incidentin e përgjakshëm të 27 prillit të vitit 2017 (të dyshuar janë 36, ndërsa të arrestuar janë më pak se 30 persona), apeloi që të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe tha se masa me paraburgim duhet “të jepet vetëm atëherë, kur është e patjetërsueshme, dhe çdo herë të shfrytëzohen masa më lehta në atë që njihet edhe si proces hetimor gjyqësor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button