Tiranë: Homoseksualët në paradë, myslimanët protestë

Zhvillohet sot në kryeqytetin shqiptar parada gay. Në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, anëtarë të komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual,transeksual) do të kërkojne respektim të të drejtave dhe lirive.

Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë është një përkujtim i heqjes së homoseksualitetit prej Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve, bërë nga OBSH,  më 17 maj 1990.

Në të njejtën ditë, madje në të njejtën orë edhe Forumi Mysliman Shqiptar ka njoftuar mbajtjen e një proteste në respekt të Ditës së Familjes.

Roland Hysa, sekretar i Forumit ka deklaruar për “Panorama” se aktiviteti synon të sensibilizojë shoqërinë për vlerat që mbart familja. Sipas tij, kjo do të jetë një lloj proteste edhe ndaj homoseksualeve që pretendojnë se po diskriminohen. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button