Ja se si të keni një bark të rrafshët

Dietat zakonisht kanë një program të vështirë për t’ju përmbajtur, e ka të tilla dieta që pasi ta keni përfunduar, ua kthehen ato pak kilogramë që i keni humbur, por mund të ndodhë që për një periudhë të shkurtër kohore të shtoni edhe më tepër në peshën tuaj. 

Tashmë jemi në stinën kur, si femrat, po ashtu edhe meshkujt dëshirojnë të shkojnë në pushime, por për të ekspozuar trupin e tyre ata kanë nevojë të kenë një trup më vital, sidomos një bark të rrafshët.

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të dietave, për të humbur peshë në zonën e barkut së pari duhet të eliminoni fryrjen dhe dhjamin. Në fakt, vetëm duhet të ndiqni disa këshilla praktike.

Ushqimet që duhet t’i shmangni për të humbur peshë në barkun tuaj:

Karbohidratet e rafinuara: (bukën, makaronat, picën, ëmbëlsirat etj.)
Perimet fermentuese: (fasulet apo patatet) dhe frutat pas secilës shujtë. 

Në fakt, ato janë ushqimet (ose kombinimet e ushqimeve, në rastin e frutave pas një shujte), që shkaktojnë fyerjen e barkut dhe kur problemi i “fryrjes” ka kohë, këto kontribuojnë në dëmtimin e zorrëve. 

Por nëse nuk doni të hiqni dorë nga makaronat dhe pica, i hani ato në drekë dhe zgjidhni produktet integrale. Por kini kujdes, në qoftë se ju vuani nga koliti përkeqësoni problemin në vend që ta përmirësoni atë. 

Në këtë rast, përdorimi i këtyre produkteve duhet të jetë me masë Nëse ju nuk doni të hiqni dorë nga buka, zgjidhni bukën integrale. 

Ka shumë njerëz që pataten e kanë ushqim të preferuar, por nëse ju nuk doni që të hiqni dorë nga patatet, i lini ato një orë në ujë pasi i keni hequr lëkurën. Do të humbasin kështu sheqernat që nxisin fermentimin. Nga ana tjetër, frutat nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj, por duhet t’i mendoni si një ushqim të lehtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button