Kur është ai i dashuruar në ty?

Nuk është asnjëherë e pamundur që një miqësi e mirë të kthehet në dashuri. Janë 5 shenja që tregojnë se ai tashmë është i dashuruar në ty.

E para, është sjellja e tij e ëmbël. Këtu hyn përkujdesja dhe dhuratat e bëra nga ai.

Shenja e dytë është kur ai nis të sakrifikojë për ju. Nëse ai lë kampionatin e skuadrës që ai do dhe ju fton për një shëtitje, kjo është një shenjë se ai është me të vërtetë interesuar për ju.

E treta, nëse të sheh në sy. Po, edhe kjo është një tjetër shenjë e dashurisë që ai ndjen për ty. Ndoshta për femrat është normale që një person ti shoh në sy, pavarësisht ndjenjave që kanë për të. Por nuk është kështu edhe për meshkujt. Nëse ai të sheh në sy është mënyra e tij për të krijuar një kontakt intim me ju, për t’ju thënë se është duke u afruar më shumë me ty.

Si shenjë e katërt klasifikohet xhelozia. Kjo duket kur një mashkull nis të bëjë pyetjet: me kë je? Çfarë po bën? Pse nuk më je përgjigjur në telefon? Duhet ta dini se kur një mashkull bie në dashuri nis të bëhet edhe egoist. Mirëpo, kur bëhet fjalë për xhelozinë, atëherë duhet të cekim se kjo shenjë duhet të jetë në suaza të normales. Në qoftë se partneri fillon t’i shpeshtojë këto pyetje, atëherë ai ka filluar të jetë posesiv.

Dhe si shenja e fundit është tendenca që ai tregon për tu pasur sa më shumë të pranishme në jetën e tij. Shenja më e qartë që një njeri nuk ju do është se ai nuk dëshiron t’u përfshijë shumë në jetën e tij, në të kundërtën, nëse ai tregon një interes të madh ndaj jush, është një shenjë e qartë e dashurisë së tij. Kur sheh se ai dëshiron që ti të jesh kudo, në mbrëmje me miqtë, në ndeshjen e tij të preferuar, etj, kjo është shenja se ai ka rënë në dashuri me ju dhe do të jeni e pranishme kudo në jetën e tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button