Gjykata e ka pranuar akuzën për “Titanik 2”, por jo edhe për gjykatësit për parregullsi zgjedhore

Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka miratuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për rastin “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë zgjedhore, por vetëm për politikanët dhe për anëtarët aktual të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ndërsa jo edhe për pesë gjykatësit e Gjykatës Administrative, bën të ditur Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

PSP ene nuk është deklaruar se a do të paraqesë ankesë për vendimin e tillë.

Bëhet fjalë për gjykatësit Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova, Biljana Nikodinovska Petrovska, Lidija Ivanovska dhe Gazmend Fejzulla, për të cilët Këshilli Gjyqësor në seancën e 17 gushtit mori vendim që t’ua marrë imunitetin. Aktakuzë është miratuar për politikanët Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibraimi të PDSH-së, për ish-drejtorin i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, anëtarin i VMRO-DPMNE-së në KSHZ, Sasho Srcev dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Mijallkov është i akuzuar për vepër penale “Marrje të dhuratës për ndikim kundërligjor”, ndërsa të tjerët akuzohen për vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”.

Me 22 nëntor, Gjykata e Apelit Shkup vendosi që bisedat e përgjuara të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën e lëndës “Titanik 2”. Bëhet fjalë për dy video nga të cilat njëra është publikuar para dy vitesh nga opozita e atëhershme dhe ishte bisedë mes ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi në të cilën ato bisedojnë për votimin në lidhje me ankesat e dorëzuara në KSHZ për zgjedhjet lokale të vitit 2003.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button