Palestinezët bëjnë thirrje në grevë të përgjithshme dhe protesta për shkak të vendimit të Trampit për Jerusalem

Organizata palestineze dhe islamike kanë bërë thirrje sot që të mbahen grevë e përgjithshme dhe mitingje protestuese, si përgjigje e vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ministria palestineze e Arsimit, ditën e sotme e shpalli si ditë jopune dhe u ka bërë thirrje arsimtarëve, nxënësve dhe studentëve që të marrin pjesë në protestat në Bregun Perëndimor, Rripin e gazës dhe në lagjet palestineze në Jerusalem.

Palestinezët mbrëmë i kanë fikur edhe dritat e bredhit të Vitit të Ri tek Kisha e Lindjes së Krishtit në Bethlehem, në shenjë proteste kundër vendimit të Tampit.

Janë fikur edhe dritat e pemës së vitit të ri në Ramallah, në afërsi të varrit të ish-liderit palestinez, Jaser Aafati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button