Erdogan për vizitë historike në Greqi

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot do të udhëtojë për vizitë dyditore historike në Greqi, qëllimi i së cilës është që të përshpejtohet përmirësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilat ngarkohen me shumë konteste.

Gjatë kësaj vizite të parë të një presidenti turk në Athinë pas vitit 1952, Erdogani do të takohet me presidentin grek Prokopis Pavlopulos dhe me kryeministrin Aleksis Cipras, pas çka do të udhëtojë në Trakinë Perëndimore, ku do të ketë takime me përfaqësues të banorëve lokalë, të cilët për Greqinë janë “pakicë myslimane”, ndërsa për Turqinë “pakicë turke”.

Pritet që tema kryesore të bisedimeve të Erdoganit me nikoqirët e tij grekë të jenë kriza emigruese, marrëdhëniet rajonale, energjetika, si dhe problemi qipriot.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalan dje deklaroi se Ankaraja shpresoj se vizita do të kontribuojë për zhvillim dhe përforcim të marrëdhënieve bilaterale.

Реџеп Тајип Ердоган

Konteste kryesore në marrëdhëniet midis Athinës dhe Ankarasë edhe më tej janë linja e kufizimit në Detin Egje, problemi i Qipros së ndarë dhe të drejtat e myslimanëve në Traki, ndërsa nga viti i kaluar edhe kërkesa e Turqisë për ekstradimin e tetë oficerëve ushtarakë turq, të cilët kanë ikur në Greqi pas tentimit të vjetshëm për grusht shtet.

Në prag të arritjes së Erdoganit në Greqi, janë vendosur masa të rrepta sigurie, ndërsa autoritetet ndaluan mbajtjen e çdo tubimi në qendër të Athinës. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button