Shtyhet seanca për lëndën “Total”

Seanca për lëndën “Total” të PSP-së në të cilën për evazion tatimor dyshohet gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas është shtyrë. Data për mbajtjen e seancës së re gjyqësore duhet të caktohet në mënyrë shtesë.

Avokatët mbrojtës të Pavlloviq-Llatas, Anita Begova dhe Svetllana Saviq kërkuan që Gjykata t’i regjistrojë në mënyrë tonike dhe vizuale të gjitha seancat gjyqësore, që siç theksuan, të largohet çdo lloj dyshimi.

Ata kanë vërejtje në procesverbalin e seancën së parë gjyqësore që u mbajt para dy ditëve duke theksuar se në të fjalët e tij nuk janë interpretuar në konsekuencë.

Gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova tha se në sallën gjyqësore ku sot mbahet seanca nuk ekzistojnë mundësi teknike për një incizim të tillë dhe se për këto arsye procesverbalet mbahen në mënyrë kompjuterike. Potencoi se kushte të tilla teknike ka vetëm në Sallën gjyqësore 1, por atje ka të caktuara shumë seanca gjyqësore dhe duhet të shikohet nëse ka orar të lirë.

Në fillim të seancës së sotme gjyqësore, Pavlloviq-Llatas, kërkoi që gjykimi të mos xhirohet nga ekipet e gazetarëve.

Lënda “Total” i përket evazionit fiskal nga ana e Llatasit, si pronar dhe drejtues i firmave për marketing dhe shërbime konstalting “Total marketing” , SHPKNJP Shkup “Mediamaks” dhe “Total media Centar” SHPKNJP Shkup.

I dyshuari Dragan Pavlloviq-Llatas ngarkohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona juridikë me qëllim që të evitojnë pagesë të tatimit në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të rreme. Personat juridikë e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TOTAL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button