Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune

Gjatë fushatës parazgjedhore kandidatët e partive politike në debate të shumta promovuan projektet dhe programet e tyre, me të cilat ata do të mundohen që mandatin e ardhshëm që do të ua besojnë banorët t’i realizojnë ato.

Blerim Bexheti i cili fitoi zgjedhjet në komunën e Sarajit dhe iu besua mandati i ardhshëm katër vjeçar, në fushatën parazgjedhore premtoi mjaft projekte mes të cilave edhe ndërtimin e poliklinikës, që sipas tij do të fillojnë qysh në vitin 2018.

Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Ai gjithashtu premtoi se do të hartohet projekt për shtëpi kulture dhe standarde më të mira për jetesë.
Bexheti premtoi se në këtë mandat do të investon 15 milion denarë për rregullimin e rrugicave dhe me mjete tjera shtesë do të sigurohet asfaltimi i rrugëve.

Nxënësit e vendbanimeve Çajlane dhe Semenishtë në shtatorin e vitit 2018 do të mësojnë në objekt të ri, gjithashtu në vitin e parë të mandatit do të përfundojmë ndërtimin e çerdhes në Kondovë që në vitin e dytë të mandatit të jetë funksionale”, premtoi Bexheti në #Debatpernime në Saraj për Portalb.mk.

Bexheti po ashtu premtoi se do të siguron edhe transport për nxënësit e Svillares së Epërme. Gjithashtu ai premtoi se gjatë mandatit të tij katërvjeçar do të ndërtohet shkolla fillore e re mu në këtë fshat.

Sa i përket turizmit Bexheti premtoi se në mandatin e tij komuna do të ketë prioritare pastërtinë, do të ketë qendër për riciklim dhe gjithashtu premton lirimin e ish ushtarëve të UÇK-së nga taksat.

Në tre mujorin e parë të mandatit, Bexheti premtoi se do të miratohet plani urbanistik i ri për Matkën që të mundësohet zhvillim më i hovshëm dhe tha se komuna do të bëjë kërkesën që në fillim të mandatit për territorin e ish kazermës që të zgjerohet vikend lagjja në këtë vend, të rritet numri i parkingjeve dhe të sigurohet transport deri lartë. Sa i përket liqenit të Treskës, Bexheti tha se ka filluar procedura që ajo pjesë të shpallet zonë e lirë turistike, një ndër projektet më gjigante në bashkëpunim me qeverinë.

  1. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  3. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  4. LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
  5. LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
  6. LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
  7. LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës 
  8. LEXO: Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
  9. LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
  10. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  11. LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
  12. LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
  13. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
  14. LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button