J-Lo dhe Casper Smart para ndarjes?(FOTO)

Këngëtarja Jennifer Lopez është fjalosur ashpër me të dashurin e saj, balerinin Casper Smart, para kalimtarëve në Los Angeles.

Jenniferin i dashuri e dërgoi në xhirimet e showit televiziv “American Idol”, në të cilIn këngëtarja është anëtare jurie. Në një nga udhëkryqet në Los Angeles, çift i cili është në lidhje tashmë gjashtë muaj, janë fjalosur ashpër para kalimtarëve.

Siç citojnë mediEt amerikane, Jennifer u mrrol dhe ia bëri me dorë Casperit, ndërsa ai e injoroi gjatë gjithë kohës, shikonte në dysheme dhe heshte. E zemëruara Jennifer, pa u përshëndetur, nxitoi nga makina për të hyrë në studio. Vetëm një orë pas fjalosjes ajo u shfaq para kamerave e lumtur dhe vazhdimisht buzëqeshte.

Miqtë e këngëtares së famshme thonë që fjalosjet e saj me Casperin janë gjithnjë e më të shpeshta dhe se Jennifer është duke menduar për martesë dhe fëmijët, ndërsa primare për balerinin e famshëm është karriera e tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button