“Blej shtëpi, blej banesë” afër dështimit!

Afati për aplikimin e kredisë subvencionale banesore përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë” vazhdon deri më 31 tetor të vitit 2012.

Kjo shtyrje prej 5 muajsh sigurisht që nuk ishte e pritur në fillim, por jozyrtarisht mësohet se kjo shtyrje është bërë për shkak të mosinteresimit të mjaftueshëm të qytetarëve.

Interesimi i qytetarëve për këtë lloj të kredisë është shumë i vogël, ndërkaq ministria e financave vazhdon ta reklamojë këtë projekt si njërin ndër më të volitshmit dhe më të mirët që iu mundëson të rinjve zgjedhjen e çështjes banesore. Gjithashtu nuk dihet se cila është shuma e parave që janë dhënë dhe vazhdojnë të jepen për reklama.

“Qëllimi është që të ndihmohen qytetarët dhe ndërtuesit e banesave”, kanë theksuar nga ministria e financave. Sipas kësaj ministrie deri në fund të vitit do të publikohen edhe katër thirrje publike te të cilat qytetarët e interesuar do të mund të parashtrojnë aplikime te bankat afariste.
Afati i parë do të jetë nga 1 qershori deri më 15 korrik, i dyti nga 16 korriku deri më 31 gusht, dhe i treti nga 1 shtatorit deri më 30 shtator dhe i katërti nga 1 tetori deri më 31 tetor. Bankat afariste dhe Ministria e Financave si dhe deri tani pas skadimit të afatit për çdo thirrje publike do të vendosin pas kërkesës së qytetarëve me qëllim që sa më shpejt të realizohet shitblerja.

Projekti filloi më 25 janar të vitit 2012, ndërsa afati i fundit ishte deri më 31 maj. Deri tani janë publikuar katër thirrje publike, ndërsa janë ndarë 50 kredi subvencionale. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button