Modeli më i ri i Audi Q2 së shpejti në shitje

Prodhuesi i njohur “Audi” është duke punuar në zhvillimin e modelit Q2, SUV i cili do të vendosej nën momentalin Q3, ndërsa me madhësi i afrohet Nissan Juke-s dhe noviteteve tjera të ngjashme të paralajmëruara.

Është e dukshme se bëhet fjalë për një segment shumë interesant në të cilin të gjithë parashikojnë rritje, kështu që në të dëshirojnë të marrin pjesë.

“Baby” SUV i “Audi-së” në treg do të duhet të arrinte më së largu për dy vjet, ndërsa konceptin e tij mund ta presim brenda një viti. Në skicat e publikuara, mund të shihet se bëhet fjalë për automobilin me pamje sportive dhe dimension më të vogla pra se modeli Q3.

Në brendësinë e tij mund të vendosen katër udhëtarë pasi që ulësja e pasme do të jetë e ndarë në dy ulëse të veçanta. Hapësira që do të ofrohet do të përshtatet me dimensionet e automobilit dhe linjën e kulmit të lëshuar prapa, dhe e njëjta vlen edhe për vëllimin e bagazhit. Realisht priten edhe pajisje për klientët që kanë më pak para.

Parashikohet që do ta lëvizë motorika nga modeli A1 me të cilin do të ndajë edhe numër të madh të komponentëve. Motori 1.4 TFSI me sistemin e deaktivizimit të cilindrave dhe motori shumë ekonomik 1.6-litra TDI do të jenë adutët kryesor të kësaj veture./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button