Takim i ministrit Duraki me ambasadorin hungarez Duks

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki sot realizoi takim pune me ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Lasllo  Ishtvan Duks.

Qëllimi i takimit, siç informojnë nga MMJPH, ishte përforcimi dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shqyrtimi i mundësive për marrjen e mbështetjes teknike dhe financiare nga Hungaria në procesin e inkuadrimit drejt BE-së.

Në takim, dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga niveli i lartë i deritanishëm i marrëdhënieve bilaterale në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përgatitjes për bashkëpunim në sferat menaxhim me mbeturinat dhe ujërat e zeza, menaxhimi me rajonet e mbrojtura, menaxhimi me ujërat, shfrytëzimi i fondeve IPA dhe eko-etiketimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button