Ahmeti: aksioni policor ‘Monstrum’ mund të ketë pasoja për koalicionin

Acarimi i situatës në Maqedoni nuk filloi por kulmoi me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, dekaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një emision në servisin e dytë publik në gjuhën shqipe.

Ahmeti tha se situata u tensionua para dy muajve me vrasjen e dy të rinjve shqiptar në Gostivar, vazhdoi  me sulmet e nxënësve shqiptar në autobusë në Shkup dhe kulmoi me vrasjen e pesëfishtë, duke shtuar se nuk është risi se mes komuniteteve nuk ka besim, ashtu siç nuk ka besim edhe të shqiptarëve ndaj institucioneve të shtetit.

Duke komentuar deklaratën e ministres Jankullovska se  vrasësit e Smillkovcës janë radikalistë islamikë, dhe për atë që gra e burra u shpallën terroristë akoma pa filluar procesi gjyqësor, Ahmeti tha se do të kërkoj përgjegjësi për çdo funksionar që gabon, qoftë nga BDI apo VMRO-DPMNE.

‘Nga momenti i parë i acarimeve deri tani ne kemi pas kontakte të vazhdueshme me partnerin tonë të koalicionit VMRO-DPMNE, dhe aty na u tha se deklarata e zonjës Gordana  është nxjerrë nga konteksti , por deklaratat e saj do të mbesin në moralin e saj, në përgjegjësinë e saj, ajo duhet të shpjegoj se kur është nxjerrë deklarata e saj nga konteksti’, tha Ahmeti. 

‘Akoma pa thënë gjyqi të thuhet se ja këta janë vrasësit, të etiketohen si radikalë, kjo është e patolerueshme, dhe për këtë duhet dhënë llogari dhe të mbahet përgjegjësi’, tha Ahmeti.

Lidhur me mos reagimin e ministrit të drejtësisë, pas lajmit të dhënë nga familjarët e të arestuargve që gjenden në Manastir se ata janë keqtrajtuar dhe rrahur Ahmeti tha se janë në komunikim të përhershëm me institucionet, dhe inkurajoi Avokatin e Popullit që është nga partia e tij që të ndjek situatën dhe të vizitoj të arrestuarit në Manastir.

Ahmeti tha se që nga fillimi i aksionit policor ‘Monstrum’ kanë kërkuar ndihmë nga SHBA-të, Bashkimi vropian dhe OSBE që të ndihmojnë në procesin gjyqësor me qëllim që të mos ndodh që siç tha ai, ndonjë I pafajshëm të dënohet pa të drejtë. Ai tha se kanë marrë përgjigje pozitive, dhe se bashkësia ndërkombëtare ka angazhuar OSBE-në të ndjek rastin.

Ahmeti tha se ‘në rast se bëhen padrejtësi dhe devijime nga procesi gjyqësor, kjo do të ketë pasoja për koalicionin, por theksoi se nuk do të bëhet ‘mashë’ në duart e LSDM-së’, unë do të ndjek  interesat e popullit tim, dhe jo të dikujt tjetër. Garantoj që të gjitha institucionet punojnë deri në zbardhjen e të së vërtetës, nuk dua të merren në qafë të pafajshmit, prandaj u bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare ta ndjekin hetimin, kjo bëhet për shkak të transparencës, tha Ahmeti.

Sulmet ndaj komunës së Çairit dhe selisë së BDI-së ishin të ndikuara nga media dhe autorë të ndryshëm, por se partitë janë thesar i popullit dhe nuk duhet të sulmohen, tha Ahmeti, duke shtuar se ato nuk formohen çdo ditë, dhe duhet trajtuar. 

Ai ka theksuar se s’ka arsye pse të jep dorëheqje ndërsa sipas tij në Maqedoni nuk ka nevojë për parti politike të reja. 

“Nuk mund ti bëjmë të gjithë ti bëjmë ta duan BDI-në, kush ka nevojë të hedh me gurë ndaj neve le ta bëjë, nuk na gjen gjë neve, për këtë kemi luftuar, domethënë për një demokraci të vërtetë si kjo. Ne tentojmë të bindim shqiptarët për këtë se shteti i takon edhe maqedonasve dhe shqiptarëve. Është përgjegjësi e madhe të mbash një shtet multietnik” tha Ahmeti.

Ai ka folur edhe për çështjen e emrit me Greqinë.

“Jo se unë i kam thënë Gruevskit, por emri duhet të ndryshohet dhe kompromis duhet të arrihet, alternativë tjetër nuk ka. Greqia nuk ka pasur kohë të merret për çështjen e emrit për shkak të falimentimit të vetë. Ka vullnet për tu zgjidhur kjo çështje, shihet se ka modalitet dhe palët ka pasur disa momente ku kanë qenë afër zgjidhjes por keqësimi i situatës në përgjithësi në Ballkan ka çuar në largimin e qëndrimeve. Bëhen aktivitete edhe përkundër situatës, për të zgjidhur këtë çështje ”tha Ahmeti.  /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button