Gerrard kapiten i Anglisë

Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, e ka emëruar mesfushorin e Liverpoolit, Steven Gerrard, si kapiten i Tre Luanëve për Kampionatin Evropian.

Gerrard ka qenë kapiten i Anglisë në 15 raste në të kaluarën – për herë të parë në mars të vitit 2004, ndërsa herën e fundit në shtator të vitit 2010 kundër Zvicrës.

“Unë po llogaris në të që të më ndihmojë në ndërtimin e unitetit në skuadër dhe përreth”, u ka thënë Hodgson gazetarëve.
Shiriti i kapitenit iu mor mbrojtësit të Chelseat, John Terry, në muajin shkurt, vendim i cili nxiti largimin e Fabio Capellos. Sidoqoftë, Terry është përfshirë në ekipin prej 23 lojtarëve që do të luajnë në Euro 2012. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button