Funerali kthehet në festë, rizgjohet i vdekuri

Një ngjarje e pazakontë ka pushtuar Egjiptin dhe mediat si një virus. Familjarët e 28-vjeçarit ishin duke mbajtur ceremoninë e tij mortore kur papritmas i vdekuri është zgjuar dhe ceremonia mortore është shndërruar në një festë të vërtetë.

Kamarieri 28-vjeçar, Hamdi Hafez al-Nubi, me origjinë nga Naga al-Simman, kishte pësuar një infarkt gjatë orarit të punës dhe ishte shpallur i vdekur edhe mbas kontrollit të plotë që i kishte bërë mjeku.

Siç e kërkon tradita islamike, familjarët e tij kanë filluar të lajnë trupin e të vdekurit për ta përgatitur për varrosjen. Por gjatë kësaj përgatitjeje trupi i tij ka filluar të ngrohet dhe më vonë 28-vjeçari ka hapur sytë.

Sigurisht që ngjarja për momentin ka shokuar familjarët e tij, nënës së të cilit i ranë të fikët, por menjëherë mbas kësaj në shtëpinë e tyre ka shpërthyer një festë e hareshme./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button