Mbreti i Arabisë Saudite paralajmëron Trumpin për “Jerusalemin”

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz, në një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar se tentimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit do të dëmtojë negociatat e paqes dhe se do të shkaktojë rritjen e tensioneve në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, në bisedën e të dy liderëve përveç marrëdhënieve Rijad dhe Uashington, është diskutuar edhe për zhvillimet në rajon dhe në botë. Selman paralajmëroi Trumpin se ndryshimi i statusit të Jerusalemit do të dëmtojë negociatat për paqen.

Ai ka theksuar rrezikshmërinë e një hapi të tillë, meqë kjo mund të nxisë gjithë popujt muslimanë për shkak të vendndodhjes të Jerusalemit dhe meqë Mesxhid-i Aksa është kibla e parë e muslimanëve.

Mbreti Selman është shprehur se Arabia Saudite që nga e kaluara e deri më tani ka dhënë mbështetje për popullin palestinez dhe për të drejtën e tyre historike.

Më parë ishte bërë të ditur se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka realizuar bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas, kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, Mbretin e Jordanisë, Abdullah, dhe ka shprehur planin e tij për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për ta zhvendosur ambasadën e SHBA-ve e cila ndodhet në Tel Aviv për në Jerusalem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button