Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare, me periudha të kohëpaskohshme me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Në juglindje era do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në një gradë, ndërsa e ditës prej katër deri në 12 gradë.

Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira mesatare, ndërsa pasdite kryesisht me diell. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus tre, ndërsa e ditës do të ngritet deri në nëntë gradë.

Deri të premten do të mbizotërojë mot me vranësira të vogla lokale. Temperaturat e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit do të zbresin nën zero, ndërsa të ditës do të jenë në ngritje të vogël.

Të shtunën vranësirat do të shtohen, ndërsa në perëndim do të fillojnë reshje të shiut. Gjatë natës drejt të dielës reshjet do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit. Të dielën kryesisht në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa diku-diku në viset më të larta reshjet do të jenë me borë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button