Putin bisedë me Abbas për “Jerusalemin”

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas kanë zhvilluar bisedë telefonike në lidhje me “pretendimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini thuhet se “Putin në një bisedë telefonike me Abbas kanë vlerësuar zhvillimet e kohëve të fundit në lidhje me problemet në Lindjen e Mesme dhe statusin e Jerusalemit”.

“Rusia mbështet nisjen e menjëhershme të negociatave të drejtpërdrejta mes Palestinës dhe Izraelit për të gjitha çështjet e diskutueshme, duke përfshirë statusin e Jerusalemit”, citohet të ketë thënë Putin.

Palët gjithashtu kanë vënë në dukje rëndësinë e marrëveshjes midis Fatahut dhe Hamasit për të konsoliduar unitetin e Palestinës të nënshkruar në muajin tetor në Kajro.

Delegacionet e Hamasit dhe Fatahut në kuadër të negociatave në Kajro më 12 tetor nënshkruan një “marrëveshje dakordësimi” që i jep fund ndarjes në Palestinë.

Në një deklaratë kohë më parë nga Ministria e Jashtme e Rusisë thuhej se “Rusia njeh Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit dhe se ka besimin që Jerusalemi Lindor në të ardhmen duhet të jetë kryeqyetit i një shteti palestinez”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button