Gjermani, përplasen dy trena, dhjetëra të plagosur

Si pasojë e përplasjes së dy trenave, një pasagjerësh dhe një treni mallrash pranë qytetit Meerbusch të Gjermanisë sipas të dhënave paraprake janë plagosur rreth 50 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra njoftohet se pas aksidentit që ndodhi pranë stacionit Meerbusch-Osterath vazhdojnë punimet e shpëtimit dhe të evakuimit.

Burimet e policisë kanë vënë në dukje se është vështirë të jepet një numër i saktë për të plagosurit dhe se parashikojnë që në trenin ku ndodheshin rreth 150 persona janë plagosur rreth 50 vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button