Gjykata në Strasburg mbron zyrtar shteti që di gjithça për El Masrin

Në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg u mbajt debati publik për rastin në të cilin shtetasi gjerman me prejardhje libaneze Kaled el Masri e padit Maqedoninë.

Në debat nuk u paraqit as dëshmitari i tij, funksionari i lartë qeveritar i cili dëshmoi në të mirë të tij në mars të vitit 2010. 

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i cili e përfaqëson shtetin në lëndën kundër Masrit, kërkoi që të ndryshojë deklarata e këtij dëshmitari, për të cilin thuhet se është funksionar i lartë shtetëror, pa u dhënë më pas identiteti i tij. 

Pikërisht, nga avokatët e ankuesve të ekipit të Maqedonisë u kërkua nga kryetari i gjykatës, të mos e zbulojë identitetin e dëshmitarit për shkaqe sigurie. 

Ai ngriti padinë më 20 korrik të vitit 2009 dhe ankohet se i janë shkelur të drejtat e njeriut. Sipas padisë El Masri në Shkup ka qenë i maltretuar dhe torturuar, ndërsa më pas me avion të CIA-s është bartur në Kabul. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button