Gratë tradhtojnë më shumë se burrat?

Një studim i fundit, ku janë përfshirë tre mijë njerëz, ka zbuluar se gratë tradhtojnë më shumë se burrat, 22% kundrejt 9%. Ndoshta kjo përshkak se gratë janë më të sinqerta se burrat kur parashtrohen pyetje të tilla. Por kjo sidoqoftë është pasqyrim i realitetit të sotëm dhe mund të jetë një shenjë e emancipimit femëror.

Për tu befasuar, arsyeja që nxit gratë të tradhtojn është mërzitja dhe hakmarja. Ok, mund ta kuptoj se hakmarja është një argument i fortë, mirpo çfarë u bë me mërzitjen, a ska mënyra tjera për ta larguar mërzitjen si të lexuarit, shkuarja në kinema apo një piknik me miqtë!
Zbuloni më shumë arsyje tjera në vijim.

Lidhja emocionale

Ndërsa meshkujt kërkojnë seks, ndjenjat e reja e të panjohura dhe gjasat të bien në dashuri me partneren e re janë shumë të ralla, gratë nga ana tjetër ka shum gjasa të kenë një aferë për shkak të vetmisë. Gratë priren në lidhje emocionale me partnerin e ri.

Helen Fisher, PhD, një antropologe biologjike, në Universitetin Rutgets, shpjegoi:

“Gratë priren të jenë më të brengosura në marëdhëniet në të cilat bëjnë pjesë…ndërsa meshkujt mund të jenë shum më të lumtur në marëdhëniet e tyre fillestare dhe gjithashtu të tradhtojnë. Gratë janë më të interesuara në plotësimin e jetës martesore se sa meshkujt që janë për veten e tyre, është strategji sekondare e krahasuar me një alternativ”.

Gajtë studimit Fisher zbuloi se vetëm 34% e grave që tradhtojnë janë të lumtura në jetën martesore, ndërsa tek meshkujt ky numër arin deri në 56%.
Gjenet

Ashtu si në rastin e burrave, tradhtija e grave mund të shpjegohet edhe nga pikpamja e evulucionit. Në kohët e lashta gratë lidheshin me një partner dhe ngeleshin shtatzëne me të, por ata gjithashtu kishin marëdhënie edhe me partnerë të tjerë për të siguruar veten e tyre në rast se vdes burri i tyre, të ketë dikush që do të kudeset për fëmijët më pas. 

Fisher komentoi:

“Gratë që endeshin reth e rrotull, mblidhnin më shumë ushqim, mbrojtje dhe të dhëna nga dashnorët e tyre. Ajo mund të ketë edhe ndonjë fëmijë më shumë vetëm e vetëm që të krijojë shumëllojshmëri gjenetike në prejardhjen e saj, nësë disa fëmijë vdesin, të tjerët do të vazhdojnë të jetojn”

Pra, në përgjithsi, motivimi i grave për të pasur seks jashtë martesës, kalon kufirin e asaj që quhet vetëm seks dhe ka dëmethënie më të thellë.
Tranzicioni nga martesa e pakënaqur

Shpesh gratë që nuk janë të kënaqura me jetën e tyrë martesore, kanë tendencë të fillojnë afera dashurie.

Reilly tha: 

“Ata ndodhen në një anije që fundoset dhe e përdorin atë si një trap shpëtimi, sepse nuk duan të hidhën në ujë të ftohtë.”

Ajo shtoi:

“Njerëzit kanë afera sepse kërkojnë diçka, thotë Reilly. Edhe pse ajo sheh një numër të madh të çifteve që ndeshem me këtë pabesi, më shumë njerëz vijnë tek une(para se të ndodh), sepse duan ta shpëtojnë martesën e tyre.”
Një tjetër arsye mund të jetë edhe disa ndryshime të rëndësishme në jetën e një gruaje si fëmija kur fillon kolegjin ose humbja e vendit të punës. Pra, sikur gjejnë një far çlirimi nga problemet që kanë kur tradhtojnë. Ajo që është e përbashkët te të gjitha gratë, kur vjen puna te tradhtija është se ata nuk e bëjnë atë si një rastësi aksidentale. Zakonisht para se të ndodh një gjë e tillë, gratë priren të mendojnë dhe të fantazojnë mbi tradhtinë.

Marcella Weiner, EdD, PhD, ka thënë:

“Disa grave ju duhet parapregatitje, ju nevojitet kohë. Të futen dhe të dalin shpejt nuk është qëllimi i tyre. Burrat mund të hecin tutje më kollaj, sepse emocionet e tyre janë thjesht më ndryshe, është e pazakontë për një grua që dëshiron të ketë seks dhe ta haron atë.”

Ajo gjithashtu thekson se gratë e kuptojnë shumë mirë pasojat e tradhtisë, dhe peshojnë mirë të keqen dhe të mirën.

“Gratë me të vërtetë njohin rrezikun që ju kanoset. Gratë jo edha aq lehtë i futen një afere.”/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button