Konsultime politike midis Maqedonisë dhe Malit të Zi

Ministritë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi të kryesuara nga sekretari shtetëror, Viktor Dimovski dhe drejtori i përgjithshëm në MPJ-në malazeze për marrëdhënie bilaterale, Ivan Lekoviq sot në Shkup mbajtën konsultime politike, transmeton MIA. 

Siç kumtoi MPJ, pasi janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, u riafirmua edhe përcaktimi evropian dhe euroatlantik i të dyja vendeve, si gatishmëria për zhvillimin e bashkëpunimit në këtë sferë dhe mbështetjen e mëtejmë të ndërsjellë.

“Nga pala malazeze u riafirmua mbështetja e fuqishme për anëtarësim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO, si parakusht të rëndësishëm për përforcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë. Dy delegacionet këmbyen mendime edhe për mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit edhe në sferat e tjera, ndërsa veçanërisht në sferën e ekonomisë, energjetikës, transportit, turizmit, bujqësisë, arsimit dhe kulturës”, thekson MPJ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button