fbpx

Ixhet Memeti: Janë ngritur pesë procedura për keqtrajtimin e pesë personave

Ixhet Memeti foli sot për Alsat M në lidhje me keqtrajtimet e të akuzuarve për rastin e Smillkovcës. Ai konfirmoi se janë ngritur pesë procedura për keqtrajtimin e pesë personave, nga të cilët katër janë ende në paraburgim, ndërsa njëri është tashmë i lirë. 

Keqtrajtimet, sipas deklaratave të të burgosurve kanë ndodhur gjatë dorëzimit në burgun e Manastirit, dhe në vetë hapësirat e burgut. 

“Avokati i popullit ka vizituar burgun, është grumbulluar dokumentacioni, është biseduar, kemi grumbulluar materiale tjera dokumentuese, dhe gjatë procedurës kemi konstatuar lëndime te dy persona, të cilët janë në paraburgim, edhe atë ne bazë të deklaratave të tyre këto lëndime janë shkaktuar në hapësirat e burgut të Manastirit, ndërsa një deklaratë  thotë se një  lëndim është bërë gjatë dorëzimit” – tha Ixhet Memeti.

Ai pohoi se procedura do të vazhdoj, dhe se nëse grumbullohet material i mjaftueshëm menjëherë do të bëhet denoncim në prokurori publike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close