PDSH: BDI me 10 konkluzat tregon qasje jashtëtokësore

Partia Demokratike Shqiptare sot ka kritikuar pikë për pike dhjetë konkluzat e Bashkimit Demorkatik për Integrim të nxjerra ditë më parë në lidhje me protestat kundër rasteve të montuara politike.

Sipas zëdhënësit të kësaj partie, Agon Ferati, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së doli me 10 konkluza që në vete ngërthenin qëndrimin sikurse ata janë pala e tretë në ketë ngjarje.

“Në piken e parë te këtyre konkluzave kjo parti distancohet nga ky akt siç quhet makaber qe e prishka rendin dhe imazhin e vendit. Ne ketë pike BDI-ja nuk e sheh një rrezik te cilin do te duhej ta evitonte: prishjen e imazhit te shqiptareve, ndërlidhjen e tyre me terrorizmin islamik. Në pikën e trete kërkon që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar dhe të njoftohet opinioni për motivet e këtij akti. Ky konkluzion sugjeron se në Maqedoni shqiptarët që paskan bërë vepra të këtilla nuk paskan marre dënime të merituara si dhe opinioni nuk paska qenë i informuar për motivet. Ky qëndrim nuk merr parasysh faktin se te burgosurit u etiketuan para se gjykata te japë vendimin e vet për fundamentalizëm islamik “ thotë Ferati.

Duke analizuar më tej, ai thekson se duke sugjeruar qe te kihet parasysh identiteti individual, jo ai etnik dhe fetar, kjo BDI harron se ndodhi pikërisht e kundërta: te burgosurit u cilësuan si pjesëtare te lëvizjes fundamentaliste islamiste. 

“Në piken e gjashte Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie apelon te organet e drejtësisë për proces transparent dhe te drejte dhe zbardhje sa me te shpejte te rastit. Ky apel drejtuar organeve te gjyqësisë për proces transparent dhe te drejte duhej paraprakisht te drejtohet me adrese, pra qeverise, vetvetes, ku ushtrohet pushteti. Ne Maqedoni një kohe te gjate dihet se pushteti ekzekutiv kontrollon çdo gjë. Në piken e shtate kërkohet përgjegjësia për shkeljet eventuale, ndërkohe qe i tere opinioni është i informuar për përdorim te dhunës, sidomos ndaj femrave gjate arrestimit si dhe ngritja e akuzës për fundamentalizem islamik. Gabimet ne procedure te krijuara nga vete shteti kjo parti i cilëson si shkelje eventuale” tha Agon Ferati.

Ai ka cekur dhe pikat e tjera të konkluzave duke theksuar se BDI e suspendon te drejtën për vlerësim te veprimeve te pamatura, te paramenduara te institucioneve te shtetit. 

“Edhe ne piken e dhjete kërkon qe protestat te zhvillohen ne baze te ligjeve ne fuqi. Konkluzat e BDI-se ne fakt i takojnë kategorisë se bontonit politik qe ne fakt është një manifestim i impotencës politike, i pozitës se rrogëtarit ne pushtet” tha zëdhënësi i PDSH-së Agon Ferati. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button