Arrestimi i Sakashvilit shkaktoi protesta në qendrën e Kievit

Tentimi për arrestimin e ish-presidentit gjeorgjian dhe lider aktual opozitar ukrainas Mihail Saakashvili në Kiev sot shkaktuan demonstrata masive kundër presidentit Petro Poroshenko. Mijëra ithtarë të Saakashvilit e liruan nga policia dhe me të në krye u nisën drejt ndërtesës së Parlamentit.

Sakashvili është emëruar për guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, pas Majdan revolucionit, por e braktisi këtë funksion vitin e kaluar dhe filloi ta akuzojë pushtetin për korrupsion dhe formoi parti të tij.

Pasi këtë fundjavë partia e Sakashvilit organizoi protestë kundër Poroshenkos, mëngjesin e sotëm policë tentuan ta arrestojnë. Saakashvili u ngjit në çatinë e një ndërtese tetëkatëshe në Kiev ku jeton edhe më tej i fton qytetarët në protestë masive.

“Poroshenko është hajdut, Poroshenko është tradhtar i popullit ukrainas. Çfarëdo që të ndodhë, popull, ju ftoj që të dilni në rrugë dhe ta vazhdoni luftën tuaj. Ky është tentim që të më arrestojnë. Pengoni paligjshmërinë e Poroshenkos dhe të bandës së tij”, brohoriste Saakashvili.

Policia e zbriti nga çatia dhe e arrestoi, por menjëherë pas kësaj  furgoni policor është ndalur nga demonstruesit dhe Saakashvili është liruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button