Të siguruarit do të zgjedhin mjekun amë nëpërmjet internetit

Për të zgjedhur mjekun amë, gjinekologun apo stomatologun, si dhe për të kontrolluar se a ju vlejnë kartonat e kaltër, për ndryshim të mjekut amë, të gjitha këto pacientët do të mund t’i bëjnë në web faqen e re të Fondit për shëndetësi, me çka qytetarëve u lehtësohen procedurat administrative.

“Të gjithë qytetarët deri më tani, që të ç ‘lajmërohen nga mjeku amë është dashur të shëtisin nga mjeku amë te njësia e Fondit të shëndetësisë, e pastaj deklaratën për mjekun e ri ta dërgojnë përsëri te mjeku i vjetër. Kështu qytetarët kanë kaluar më shumë kohë në procedura administrative dhe të gjitha këto punë tani do t’ju  lehtësohen. Qytetarët do të duhet vetëm të kontrollojnë ueb faqen dhe aty do të mund t’i bëjnë të gjitha gjërat”, informoi drejtoresha e Fondit për shëndetësi Maja Parnaxhieva-Zmejova. 

Ueb faqja në të cilën të siguruarit mund të vijnë deri te të gjitha informatat është moeosiguruvanje.fzo.org.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button