Norvegjia merr një vendim historik, heq religjionin shtetëror

Norvegjia ka befasuar me vendimin e parlamentit që kisha të ndahet nga shteti. Të gjitha palët e parlamentit u pajtuan që ta miratojnë amendamentin me të cilin do të shfuqizohet religjioni në këtë shtet.

Me këtë Norvegjia do të bëhet shtet sekular, gjegjësisht pa fe zyrtare, ndërsa Qeveria nuk do të marrë pjesë në caktimin e peshkopëve dhe udhëheqësve të kishës.

“Ky është një vendim historik për kishën norvegjeze dhe për politikanët në parlament”, theksoi Svein Harber, zëdhënës i bordit të kishës, i cili e propozoi sekularizimin.

Të gjithë 169 deputetët e shtatë partive në parlamentin norvegjez, duke përfshirë edhe 10 anëtarët e Partisë Demokratike dhe 30 anëtarët e Partisë Konservatore e mbështetën propozimin dhe do të votojnë për miratimin e tij, njoftojnë nga TV2 Norway.

Qeveria e Norvegjisë më nuk do të ketë Ministër të kishës dhe shteti më nuk do të zgjedhë peshkopë dhe udhëheqës të kishës. Në vend të kësaj, në Norvegji të gjitha fetë do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Pritet që amendamenti të miratohet të hënën e ardhshme.

Përndryshe, kisha e Norvegjisë u themelua pas Reformave Luteriane të vitit 1536 dhe atëherë u emërua si kisha e shtetit Luterian. Tradicionalisht, secili qytetar i Norvegjisë bëhet anëtar i kishës norvegjeze me anë të pagëzimit, ndërsa për momentin kjo kishë ka 79 për qind të popullatës norvegjeze./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button