Video konferencë Kumanovë – Qustendil përmes linkut

Komuna e Kumanovës, sot në një atmosferë pune  përuroi paisjen e re të linkut për konferenca të drejtpërdrejta me partnerë nga shtetet tjera. 

Paisja e re u përurua në një videokonferencë midis grupeve punuese të Rajonit verilindor planor të Maqedonisë dhe grupit punues ekonomik të Rajonit të Qustendilit – Republika e Bullgarisë . 

Me që midis këtyre dy rajoneve ndërkufitare tashmë një kohë zhvillohet bashkëpunim i suksesshëm ekonomik , me paisjen e re planifikohet të mbahet nga një video konferencë në muaj, në të cilat do të debatohet për aktivitetet e lidhura me bashkëpunimin rajonal ndërkufitar midis Rajonit verilindor planor të Maqedonisë dhe Rajonit të Qustendit të Bullgarisë. 

Mënyra e këtillë e punës është edhe ekonomike sepse shmangen udhëtimet në njërin apo rajonin tjetër. Rajoni verilindor planor përfshin komunat e Kumanovës, Likovës, Nagoriçit, Kratovës, Kriva Pallankës dhe Rankovcit. 

Ndryshe në këto video konferenca mund të marrin pjesë nga 20-30 veta nga të dyja anët. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button