Shqiptarët e kokainës në Angli

Sesa shumë shqiptarët në Britani po merren me shpërndarjen e drogës dhe më shumë të kokainës, është fakti se thuajse çdo muaj, madje shpesh edhe disa herë në muaj, grupe kriminale shqiptare, ose dënohen nga gjykatat, ose kapen nga Agjencia Britanike e Luftës Kundër Krimit, NCA, transmeton Top Channel.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, një tjetër grup trafikantësh, prej shtatë vetash, është dënuar në Londër me 43 vjet në total. Në përpjekjet për të fshehur ngarkesat, korrierët e këtij grupi të strukturuar kriminal e fshihnin drogën në ambiente të ndërtuar enkas me sisteme hidraulike, ku mund të fshiheshin deri në 15 kg kokainë.

Trafikantët e fshihin kokainën edhe në kroskotin e makinave, të cilat mund të hapeshin vetëm përmes kombinimit të kodeve dhe përmes kabllit të USB-së. Nderkohe, detektivët e Agjencisë Britanike të Luftës Kundër Krimit, NCA, të cilësuar si më e afërta agjenci ligjzbatuese, me FBI-në amerikane, kanë mundur që nga ky grup, të cilin e mbanin në vëzhgim prej kohësh, të sekuestronin sasi të mëdha kokaine me vlerë 720 mijë sterlina.

Gjatë bastisjeve dhe arrestimeve janë kapur nga policia edhe sasi të mëdha parash të thata, në Paund dhe Euro, si dhe shumë pajisje për hollimin dhe peshimin e kokainës, u tha ne seancat në gjykatën Kingston Croën Court.

Sipas Daily Mail, në një nga adresat është gjetur edhe një njoftim për sekuestrim parash, e lëshuar nga NCA ndaj një shoferi të një kamioni me targa maqedonase, i cili tentoi të largohej me paratë nga porti anglez i Doverit në prill të këtij viti.

Të arrestuarit e kanë pranuar fajësinë për konspiracion dhe pastrim parash dhe kanë marrë gjykime të shkurtuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button