Vazhdon afati i projektit “Blej shtëpi, blej banesë”

Afati për aplikim për subvencionimin e kredisë banesore përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë” është vazhduar deri më 31 tetor të vitit 2012.

Sipas kumtesës së Ministrisë së Financave, deri në fund të vitit do të shpallen edhe katër konkurse publike në të cilat të interesuarit do të mund të aplikojnë në bankat afariste.

Konkursi i parë do të jetë prej 1 qershor deri më 15 korrik, i dyti prej 16 korrik deri më 31 gusht, i treti prej 1 shtator deri më 30 shtator dhe i katërti prej 1 tetor deri më 31 tetor.

Projekti filloi më 25 janar të vitit 2012, ndërsa afati përfundimtar ishte deri më 31 maj.

Deri më tani janë shpallur konkurse publike, ndërsa deri tani janë ndarë 50 kredi të subvencionuara. Qytetarët kanë mundësi të zgjedhin mes dy modeleve. I  pari është gjysmë kësti dhe ai jep mundësi që Qeveria pesë vjet ta paguajë gjysmën e këstit mujor të kredisë banesore të qytetarëve. Modeli i dytë është pjesëmarrje e gjysmë, Qeveria do të paguajë gjysmën e pjesëmarrjes për të marrë kredinë banesore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button