Arrestohen 12 shtetas shqiptarë në Bogovinë

Janë arrestuar 12 shtetas shqiptarë të cilët kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në fshatin Bogovinë.

Aksioni u zbatua në mëngjes nga ana e SPB-së Tetovë.

“Të arrestuarit kanë poseduar dokumente identifikimi dhe udhëtuese, por në mënyrë të paligjshme kanë qëndruar në vend. Pas zbardhjes të të gjitha detajeve që kanë të bëjnë me qëndrimin dhe punën e tyre kundër tyre do ndërmerren masa përkatëse, përkatësisht do vijojnë parashtresa”, tha zëdhënësi i SPB-së Tetovë Marjan Josifovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button