Guximtar Rushani në festivalin ”Netët e klipit shqiptar”

Këngëtari strugan, Guximtar Rushani, me klipin e këngës ”Vjeshtë e vendit tim” është bërë pjesë e Festivalit ”Netët e Klipit Shqiptar” që zhvillohet në Tiranë, në organizim të TVSH-së.

Versioni video i ”Vjeshtë e vendit tim” , është projekt i realizuar nga produksioni  ”STREET 57” nga Gostivari , përndryshe kënga është me tekst dhe muzikë të kompozitorit tashmë të njohur nga Struga, Vullnet Ibraimit.

Është hera e parë që Guximtari  merr pjesë në këtë festival,  për të cilin thotë se është mjaft mirë i konceptuar dhe i ideuar nga organizatorët.

“Festivali “Netët e klipit shqiptarë” më pëlqen shumë,  është i vetmi festival më ndryshe se të tjerët që mbahen,  sepse krijon mundësi që këngëtarët të paraqiten dhe të ballafaqojnë këtë aspekt të krijmtarisë. Konkurrim, që krijon një pozitivitet për vet artistin” – thekson Guximtar Rushani për Strugalajm.com.  

Ai në këtë festival shpreson se klipi i tij do të pëlqehet nga juria dhe do të pritet mirë nga publiku shqiptar.
Guximtar Rushani është një nga këngëtarët e Strugës që prej vitesh prezantohet denjësisht në skenat në mbarë hapësirën shqiptare. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button