Peter Sano- Gabim u kuptova, le të bëhen protesta

Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerim, tha sot se mediet e Maqedonisë e kanë keqkuptuar ditë më parë sepse ai nuk ka dërguar mesazh se KE-ja kërkon që protestat në Maqedoni të ndërpriten, por të lihen organet e rendit në vend ta kryejnë hetimin, ndërsa qytetarët mund në mënyrë të qetë të organizohen, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

“Ndoshta nuk kam qenë i qartë, por Komisioni nuk kërkon ndërprerje të kurrfarë protestave në Maqedoni, të njëjtën e konfirmoi edhe delegacioni ynë në Shkup. Ne e mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për shprehje të lirë dhe të qetë që të reagojnë, të jenë të qetë dhe t’i lejnë organet e ligjit që ta përfundojnë punën në lidhje me vrasjen makabre te Liqeni i Smilkovës. Secila nga palët duhet të bëjë gjithçka që është në mundësinë e tyre që të mos përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, që është në interes të këtij shteti dhe qytetarëve të saj. Në të duhet të marrin pjesë të gjithë liderët partiak dhe mediat në Maqedoni”, theksoi zëdhënësi i komisarit për zgjerim të Komisionit Evropian Shtefan Fyle. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button