Ish-pjesëtari i UÇK-së nderohet në Britani për heroizëm

Dervish Gashi, ish-pjesëtar i UÇK-së, është nderuar nga Britania e Madhe për heroizmin e treguar në kohën e sulmeve në Londër gjatë muajve të fundit.

Ai kishte arritur të shpëtonte qindra qytetarë në restorantin ku punonte në kohën e sulmeve terroriste në kryeqytetin britanik në qershor. Në qershor në Londër ndodhën disa sulme, ndërsa Gashi u nderua për heroizmin në London Bridge, transmeton Koha.net.

Gashi u nderua në mesin e 200 personave “për vënien e vetes në rrezik për të shpëtuar jetët e të tjerëve gjatë sulmeve shokuese”.

Në lëvdatën e policive në Britani të Madhe për Gashin theksohet se ai nderohet “për trimërinë dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për të shpëtuar jetët gjatë një sulmi terrorist në London Bridge dhe në Borough Market”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button