fbpx

KSHZ nuk ka marrë vetëm nëntë paga, por edhe 30 mijë euro për reprezentim

Vitin e kaluar Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos, ende pa filluar të punojnë ka ndarë shpërblime në vlerë pre 3,000 deri në 4,000 euro. Atëherë këto të holla lehtë u morën nga Ministria e Financave, pasi që tash partia qeveritare, atëherë opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kishte zëvendësministrin, kurse informatat dolën në publik edhe pa i kërkuar opinioni, njofton Portalb.mk.

Krahas këtij kompensimi, anëtarët e KSHZ-së çdo muaj marrin pagë të rregullt e cila sillet rreth 70 mijë denarë. Nga udhëheqësia e atëhershme e Ministrisë së Financave kanë liferuar edhe të dhëna se anëtarët e KSHZ-së kanë harxhuar 30 mijë euro për reprezentim, për ushqim dhe pije.

Sa për krahasim, anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Komunale, të cilët kryen punën më të madhe në zgjedhje për pastrim të listës zgjedhore, ngaqë kanë kryer kontrolle në shtëpi dhe kanë futur informatat në sistem, iu është dhënë kompensim vetëm 10 mijë denarë.

Këto kompensime janë dhënë pa miratim të ndonjë rregulloreje apo akti të veçantë nga ana e KSHZ-së, që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Vetëm për gjysmë viti, më 2016 për haje dhe pije, në bife lokale dhe lokale luksoze të vendit, nga anëtarët e KSHZ-së janë harxhuar rreth 30 mijë euro të reprezentimit.

Anëtarët e KSHZ-së marrin të holla edhe për transport sikurse deputetët. Pas skandalit të Sillvana Bonevës, ku u pa se për një ditë ajo ka harxhuar 100 euro vetëm për lëndë djegëse apo rreth 9,700 denarë, këto para ajo i ka inkasuar gjatë periudhës kohore dhjetor 2015 – korrik 2016. Inkasimi i të hollave u bë pasi që u publikuan të dhënat e harxhimeve të saja, ngjashëm sikurse tash, kur po diskutohet shpërblimi i anëtarëve të KSHZ-së në vlerë prej nëntë pagave mujore.

Për lëndë djegëse të automjetit, në vlerë prej 8,528 euro apo 1,500 euro në muaj ka paguar edhe eksperti Atanas Urumov. Edhe pse zyrtarisht ai figuronte si banues i Gjevgjelisë, gjë e cila do të arsyetonte harxhimet rrugore, jozyrtarish mediat publikuan lajmet se ai jeton në Shkup.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button