Ekonomistët e rinj nga Gostivari në trajnim dyjavor në Zvicër

Një grup prej gjashtëmbëdhjetë nxënësish dhe dy supervizorë nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Gostivar” janë në trajnim dyjavor në Zvicër. Qëndrimi realizohet në kuadër të projektit Implementimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijës, organizuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA, në të cilin shkolla është përfshirë që nga viti 2012, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të këtij projekti në shkollë me sukses funksionon bashkësia e shkollës dhe Fëmija Avokat, që punojnë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kundër-diskriminimin dhe multikulturalizmin dhe përmirësimin e kushteve për realizimin e mësimit në shkollë.

Shkëmbimi ndërkulturor mbahet në fshatin e fëmijëve Pestalozzi, Trogen, ndërsa grupi i SHMEK “Gostivar” prej 16 nxënësve është  zgjedhur si rezultat i punës së deritashme aktive”, informuar nga shkolla.

Qëllimi i shkëmbimit ndërkulturor studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi për të drejtat e fëmijëve, parimet e dialogut ndërkulturor dhe komunikimit, anti-diskriminimit dhe mirëkuptim të ndërsjellë, respekt dhe vlerat e tolerancës mes kulturave të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button