Ambasadori Breth takoi Bexhetin

Dje në komunën  e Tetovës ka qëndruar  për vizitë ambasadori i OSBE-së Ralf Breth i cili është pritur nga kryetari i komunës së Tetovës  Sadi Bexheti. 

Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për infrastukturën në komunën e Tetovës dhe për problemet që kjo komunë ka.

Kryetari Sadi Bexheti tha se më ambasadorin e Breth ka biseduar për qytetin, aktivitetet dhe sfidat e kësaj komune.

Breth tha se me kryetarin e komunës së Tetovës ka folur për decentralizimin dhe për problemet e komunës.

‘Sapo u njoftova me problemet që i ka kjo komunë’, tha ambasadori i OSBE-së Breth gjatë pres konefercës  duke shtuar se për momentin situata në  Maqedoni është stabile dhe se para disa ditëve kishte disa protesta ku qytetarët treguan pakënaqësinë e tyre./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button