Gjyqi i Apelacionit ulë dënimin e Ljube Boshkoskit

Në vend se shtatë, Ljube Boshkoski do të vuan dënim prej pesë viteve burg, për rastin fushatë.

Siç mëson Press24 nga burime jozyrtare nga Gjyqi i Apelacionit, është ulur dënimi i liderit të “Të Bashkuar për Maqedoninë”.

Ekipi i avokatëve të Boshkoskit ende nuk e kanë marrë aktgjykimin dhe për këtë shkak nuk mund të konfirmojnë këtë informacion, e as të komentojnë.

Boshkoski në rastin Fushata akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për financim ilegal të fushatës. Ai më 6 maj u arrestua në restorantin “Vodenica” me 100.000 euro para të gatshme. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button