Topi i Artë do të dorëzohet në Kullën Eiffel

Duhen edhe pak ditë për të mësuar se kush është fituesi i Topit të Artë.

“France Football”, duke parë ceremoninë e jashtëzakonshme të FIFA-s për dorëzimin e çmimit “The Best”, ka vendosur që të ngrejë edhe më shumë stekën, si për të treguar se Topi i Artë vazhdon të mbetet çmimi individual më i rëndësishëm në futboll, transmeton Top Channel.

Me shumë mundësi, Cristiano Ronaldo do të jetë fitues për herë të pestë i këtij çmimi, që do i dorëzohet në një vend shumë të veçantë: Kullën Eiffel.

Në orën 19:45 e së enjtes, me prezantues ish-futbollistin David Ginola, do të nisë ceremonia e Topit të Artë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button