fbpx

KSHZ vendos: nuk do t’i kthejmë paratë e 9 pagave

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme kanë vendosur njëzëri që vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen, njofton Portalb.mk.

“I pranoj kritikat për transparencë. Konsideroj se transparenca duhet të rritet, megjithatë kanë mbetur edhe një pjesë e vendimeve të pa publikuara për të cilat po punohet. Ka lëshime edhe nga unë, por edhe nga anëtarët e Komisionit i cili është i obliguar që t’i publikojë vendimet”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Shërbimi është obliguar që menjëherë të publikojë vendimin e KSHZ-së në uebfaqe, si dhe vendimet e miratuara paraprakisht.

Në publik KSHZ-ja për 9 rrogat nuk u kritikua vetëm se vendimin për të shpërblyer veten e solli prapa dyerve, por edhe pse i mori ato. Megjithatë, paratë nuk do të kthehen.

Përndryshe, ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli dje deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”.

Nga KSHZ dje njoftuan se kompensimi është bërë në bazë të nenit 19 të Kodit Zgjedhor, i përcaktuar nga një akt i miratuar, i cili që nga vitit 2006 vlen për kryetarët kurse që nga viti 2014 vlen për anëtarët e Komisionit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close