fbpx

Anketa, maqedonasit frikohen nga një luftë e re

Shkaku kryesor i rënies drastike e rejtingut të VMRO-DPMNE-së është frika të cilën qytetarët e Maqedonisë, dhe kryesisht maqedonasit kanë se mund të ndodh një luftë e re në Maqedoni. Gruevski gjatë gjashtë viteve në pushtet çdo vit befason me ndonjë aksion policor që shkakton tensione ndëretnike, dhe qytetarët kanë frikë se ai mund të bëj gabimet e Georgievskit dhe ta fut vendin në luftë të re, thotë për Portalb analisti Bashkim Bakiu.

Dua ti ndërlidh edhe disa elemente tjera, anketa e kishte kapur edhe temën e sigurisë shumica e qyteteve ndjehen të pasigurte në përgjithësi dhe mendojnë se vendi shkon në rrugë të gabuar, kanë frikë nga ndonjë konflikt i mundshëm, sidomos qytetarët maqedonas. Për këtë gjendje realisht përgjegjësia  i takon shumicës dhe shkon te VMRO-DPMNE, thotë Bashkim Bakiu nga Instituti për hulumtim të politikave dhe qeverisje të mirë.

‘Gjatë gjithë kësaj periudhe gjashtë vjeçare që kur VMRO-DPMNE është në pushtet çdo vit paraqiten konflikte të ndryshme ndëretnike që provokojnë edhe stabilitetin e vendit dhe kuptohet që shton frikën te popullata, kurse në politikë-bërje manifestohet me ndonjë bum ekonomi, me investime të mëdha, integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian, premtime të cilat nuk korrespondojnë me realitetin dhe nuk prekin qytetarin e rëndomtë’ thotë Bakiu.

E gjithë kjo situatë, sipas tij shkon në favor të LSDM-së e cila ka pësuar rënie që nga marrja e pushtetit nga ana e VMRO-DPMNE-së, dhe normalisht qytetarët kur kanë frikë për sigurinë e vet, kërkojnë zgjidhje tjera dhe këtë e bëjnë duke përkrahur parti të tjera. 

Sipas analistit Petar Arsovskit, vërehet pakënaqësi e madhe mes qytetarëve dhe këtë e sheh si arsye kryesore të rënies së rejtingut të VMRO-DPMNE-së. Tashmë jemi një kohë shumë të gjatë jashtë NATO-s dhe situata për çdo ditë përkeqësohet, si ajo sociale e sigurisë, situata politike, dhe kjo është një akumulim i pakënaqësive tek qytetarët, thotë Arsovski.

‘Duhet të pasur parasysh edhe një fakt tjetër, kur këtë anketë e publikon një e përditshme shumë e afërt me pushtetin, paramendoni se si mund të jetë gjendja në teren. Pra qytetarët janë të lodhur më nga ngecja në vend, nuk shohin kurrfarë perspektive dhe kjo përfundimisht sjell në këtë rezultat që sot e kemi, në krahasim me partinë më të madhe opozitare LSDM’ thotë ai.

Arsovski thotë se rritja e përkrahjes ndaj LSDM-së, natyrshëm vjen nga rënia e popullaritetit të partisë në pushtet, por pjesa më e madhe vjen nga fakti se ajo është e kyçur shumë seriozisht në dhënien e ofertave, kanë propozuar 100 amandamente në Kuvend, janë të pranishëm në opinion etj.

Sa i përket rejtingut të BDI dhe partive opozitaredy analistët mendojnë se kështu edhe do të mbesin  edhe më tej, pasi në bllokun shqiptar opozitar nuk ka organizim serioz dhe kjo është në favor të BDI-së e cila ka këtë rejting për shkak të mos pasjes së një kundërshtari serioz me ofertë ndryshe. 

Presioni ndaj BDI-së do të jetë shumë i madh pas mbarimit të Samitit të NATO-s në Çikago, për arsye se boshti i programit të saj është pikërisht integrimi në NATO dhe BE, thonë analistët Arsovski dhe Bakiu. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close