Gjykata Penale vendos: tre paraburgime dhe tre arreste shtëpiake për deputetët e VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

15:35 – Pas marrjes në pyetje në Gjykatën Penale, për gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të akuzuar për terrorin e 27-prillit janë caktuar tre paraburgime dhe tre arreste shtëpiake, njofton Portalb.mk.

Paraburgim është caktuar për deputetin Kërste Mukoskin, Luben Arnaudov dhe Sasha Vasilevski.

Kurse arrest shtëpiak është parashtruar për Johan Tarçullovskin, Zhaklina Peshevskan dhe Ljupço Dimovskin.

Këto masa të Gjykatës Penale vijnë pasi që sot në Gjykatën Penale janë marrë në pyetje gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Sasha Vasilevski, Kërsto Mukovski, Luben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski, të cilëve iu mor mandati para disa ditëve si të dyshuar për pjesëmarrje në dhunën në Kuvend më 27 prill.

Pas marrjes në pyetje, Kërste Mukoski u shpreh se “nuk ka argument për paraburgim”.

Marrja në pyetje në Gjykatë e gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së bëhet pasi që të premten Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ua hoqi imunitetin. Njoftimi deri te Gjykata Penale nga Kuvendi arriti të premten pas së cilës i  është dorëzuar gjykatësve kompetentë në procedurë paraprake, me çka u krijuan kushte që të veprohet rreth propozimit të prokurorisë.

Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Gjykata Penale

Deputeti Kërste Mukoski
Deputetja Zhaklina Peshevska
Deputeti Sasho Vasillevski
Deputeti Sasho Vasillevski

Deputetet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button