Hulumtim: 60 për qind konsiderojnë se Shkupi 2014 s’është në dobi të qytetarëve

Portali Skaj publikon pjesën e dytë të anketës së zbatuar nga Qendra për hulumtim dhe analizë (QHA) nga 20 deri më 25 mars të vitit 2012 mbi 1360 të anketuar.

Konstatimi nga rezultatet e anketës, është se qytetarët konsiderojnë se jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike, duke potencuar edhe projektin Shkupi 2014.

Në pyetjen se a mendoni se Qeveria me sukses e zbaton politikën ekonomike dhe se përmirëson standardin jetësor të qytetarëve, në pajtim me programin e tyre zgjedhor, 50.96 për qind e të anketuarve janë shprehur se Qeveeria nuk e zbaton me sukses politikën ekonomike, ndërsa 29 për qind pozitivisht e shikojnë punën e Qeverisë, 20 për qind janë prononcuarme përgjigje “nuk e di”.

Vala e fundit e rritjes së shpenzimeve kryesore jetësore, ndërsa nga ana tjetër stganimi i ekonomisë, rritjet e ngrira të rrogave në administratë, vonesa e pagesave në subjektet private, ndërsa nga ana tjetër projektet e zëshme të Qeverisë së Maqedonisë përmes promovimit në medium, sjellin në atë që mendimi publik mbi këtë çështje të jetë negativ, theksojnë nga QHA.

Në pyetjen, si i vlerësoni tensionet aktuale ndëretnike në Maqedoni, 68 për qind kanë thënë se janë me prapavijë politike, ndërsa 18 për qind konsiderojnë se tensionet janë reale pa prapavijë politike.

Shkupi 2014, nuk është në dobi të qytetarëve
57.28 për qind e qytetarëve konsiderojnë se Shkupi 2014 nuk është në dobi për të gjithë qytetarët, ndërsa 25.44 për qind kanë mendim të kundërt dhe shikojnë pozitivisht projektin qeveritar.

Sipas QHA, analizat e kësaj dukurie, gjegjësisht mendimi negativ i qytetarëve lidhur me këtë çështje mund të përmblidhet në komentin e njërit prej të anketuarve i cili thotë, citoj, “Shkupi nuk është Maqedoni”.

A mendoni se pushteti gjyqësor në R.Maqedonisë është i politizuar?

. po  65.66 %
. jo 14.19 %
. nuk e di 20.15 %

Nga qendra për hulumtim theksojnë se ndodhitë me të ashtuqzajturat procese atraktive gjyqësore të cilat zbatohen në Maqedoni (Fushata, Syri i Shqiponjës 1,2 dhe 3) si dhe mënyra dhe procedura e zhvillimit të tyre sjellin në atë që qytetarët e Maqedonisë të dyshojnë në drejtësinë, gjegjësisht pasigurinë e gjykatave dhe pushtetit gjyqësor në tërësi. Me fjalë tjera, shembuj më të përmendur si dëshmi për politizimin e gjyqësisë qytetarët në komentet e tyre gjatë hulumtimit i theksonin ndodhitë në Këshillin Gjyqësor, avancimet e gjykatësve, si dhe përvojat e tyre personale me organet gjyqësore.

A mendoni se ekziston korrupsion në administratën shtetërore?

. po  67%
. jo  12.87 %
. nuk e di 19.78 %

A mendoni se në R.Maqedonisë ekziston liri mediale?

. po 17.70 %
. jo 12.87 %
. nuk e di 16.67 %

Si është zbatuar anketa?

Hulumtimi është zbatuar në 15 qytete edhe atë në Shkup, Tetovë, Veles, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep, Gjevgjeli, Shtip, Koçani, Strumicë, Kumanovë dhe Dellçevë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button