Maqedonia të mos lejojë që religjioni të keqpërdoret për qëllime politike

Të krijohet vetëdije më e madhe te popullata për vlerat e ndryshme fetare, si dhe për tolerancën. Të mos lejohet që religjionet të përdoren si forcë e cila do t’i homogjenizojë njerëzit në luftën kundër të tjerëve, por të na bashkojnë që të jetojmë të lumtur së bashku dhe ta realizojmë jetën sipas kushteve të cilat na i jep shoqëria.

Kjo është porosia e përfaqësuesve të komuniteteve fetare të cilët morën pjesë në evenimentin “Ndikimi i vlerave fetare dhe praktika për stabilitet shoqëror: Komunikim për vlerat fetare dhe ato të përbashkëta”, i organizuar nga organizata e të rinjve “Kreativ-Shkup” dhe Fondacionit Konard Adenauer.

Alja Çimek nga Fondacioni Konrad Adenauer tha se qëllimi i punëtorive të cilat i organizojnë ata është ta identifikojnë nevojën për përmirësim të bashkë ekzistencës ndër religjioze në Maqedoni.  

“Duhet të promovohet shkëmbimi i diturive, si dhe të pranohen dallimet te të tjerët, e sidomos te të gjithë ata të cilët i përkasin religjioneve të ndryshme”, tha Çimek.

Dragi Kostadinovski nga Kisha ortodokse e Maqedonisë tha se kur duhet të arrihet një qëllim politik i caktuar ose të destabilizohet një shoqëri e caktuar, shfrytëzohet feja si gjëja më e shenjtë të cilën njeriu ka në vete.

“Të mos lejojmë që homogjenizimi i atyre të cilët nuk besojnë në Zot ta shfrytëzojnë fenë si fuqi kryesore për realizimin e qëllimeve të caktuara të cilat nuk çojnë në drejtim të duhur asnjë njeri dhe asnjë popull, e as shoqëritë multietnike”, tha Kostadinovski.

Abaz Islami nga Shoqëria fetare Islamike theksoi se nuk duhet të përkrahet vetëm një shoqëri religjioze dhe të tjerat të diskriminohen.

“Qeveria duhet që në mënyrë të barabartë t’i trajtojë të gjitha  grupet religjioze. Grupet religjioze kanë kontribuar në realizimin e projekteve të cilat kanë dhënë mundin e tyre në shoqëri”, shtoi Islami./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button