Ivanov sheh përgjithësime aty ku nuk duhet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në fjalimin e mbajtur me 28.11.2017, i tha disa fjali të cilat më së paku, mund të vlerësohen si jokonsekuente:

Deklarata: Për dhunën politike dhe atë fizike në ngjarjet e 27 prillit, përgjegjësi patjetër duhet të ketë. Kush ka vepruar kundër Kushtetutës dhe ligjit duhet të përgjigjet. Mirëpo, përgjegjësia nuk duhet të përgjithësohet. Duhet të respektohen të drejtat e njeriut, prezumimi i pafajësisë dhe të tregohet kujdes në kualifikimin e veprave penale.

Kam mbështetur edhe tani e mbështesë iniciativën qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila më shumë se dy muaj e gjysmë në mënyrë të qetë dhe të denjë shpreh shqetësimin për interesat kombëtare në Republikën e Maqedonisë. Qytetarët të cilët u bashkuan dhe e demonstruan idenë për komunitetin nuk janë dhe nuk mund të trajtohen si organizatë terroriste. 

Çdo ditë deri te unë arrijnë informacione dhe jam i shqetësuar për revanshizëm politik që është i dukshëm në shumë nivele, prej administratës publike deri te rastet gjyqësore-politike. Me këtë futet frikë dhe pasiguri gjë që çon deri në tensione dhe destabilizim politik…

[Burimi: Ueb-faqja e Presidentit të RM-së, data: 28.11.2017]

ARSYETIM:

Presidenti Ivanov në orët e vona të 28.11.2017 ju drejtua opinionit në lidhje me ngjarjet e ditës, arrestimet e dhjetëra personave të dyshuar për ngjarjen e 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e cila është e njohur edhe si “E Enjtja e përgjakshme”, gjatë të cilës vërehen disa jokonsekuneca prej të cilave veçuam dy, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Ivanovi fjalimin e fillon me konstatimin se: për dhunën politike dhe atë fizike në ngjarjet e 27 prillit, përgjegjësi patjetër duhet të ketë…Mirëpo, përgjegjësia nuk duhet të përgjithësohet.

Më pas, duke sqaruar se ai edhe atëherë edhe tani mbështet aktivitetet e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, tha: qytetarët të cilët u bashkuan dhe e demonstruan idenë për komunitetin nuk janë dhe nuk mund të trajtohen si organizatë terroriste. 

Me 28.11.2017, me urdhër të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Prokurorisë Themelore Publike në gjykatën penale në Shkup u arrestuan mbi njëzet persona. Për këtë dëshmojnë edhe raportet dhe thirrjet e gazetarëve gjatë tërë ditës, por edhe komunikata e PTHP:

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pas ndërmarrjes së veprime për verifikim të fakteve në lidhje me ngjarjet të cilat ndodhën me 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e përfundoi procedurën parahetimore. 

Pas shqyrtimit dhe analizimit të fakteve të mbledhura, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit miratoi Urdhërin për kryerjen e procedurës hetimore kundër tridhjetë e gjashtë personave për shkak të dyshimit për veprën e kryer penale Kërcënim terroristë të rendit kushtetues dhe sigurisë sipas nenit 313 të Kodit Penal. 

Prej burimeve të përmendura më lart – mediumet dhe PTHP, është më se e qartë se në gjykatë janë sjellë individë, mes të cilëve edhe disa të cilët kanë qenë pjesë e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Ndërsa aq sa mund të konstatohet prej arkivave mediatike, më shume se qindra qytetarë për çdo ditë kanë dalë në protesta.

Prej këtu, për çfarë përgjithësimi flet Presidenti Ivanov? Bëhet fjalë për procedurë penale-ligjore në të cilën ka dhjetëra persona të dyshuar për vepër të rëndë penale. Prej këtyre dhjetëra personave, nuk janë të gjithë nga iniciativa qytetare, përkundrazi, vetëm një numër i vogël i të arrestuarve dhe të paraburgosurve janë pjesë e saj. Ata, poashtu, nuk mund të hyjnë as edhe në pjesën e dytë të deklaratës jokosekuente të Ivanovit – raste policore-gjyqësore të nxituara prej revanshizmit. Në opinion deri më tani, përveç partisë opozitare VMRO-DPMNE, nuk ekziston një perceptim i tillë se në shoqëri ndodh revashizëm politik që është i dukshëm në shumë nivele, prej administratës publike deri te rastet gjyqësore-politike”, siç shprehet Ivanov.

A përderisa ai ka në dispozicion raste të kuantifikuara dhe të dokumentuara, ndoshta do të ishte konsekunete që në këtë fjalim, ose eventualisht në ndonjë tjetër, t’i tregojë ato dhe të paralajmëroj në veçanti për to.

Për shkak të argumenteve të shtruara më lart, pjesën e deklaratës së Ivanovit, të cilën e ndamë që në fillim të tekstit, e vlerësojmë si jokonsekuente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button