Qendra për menaxhim me kriza, stërvitje me ushtrinë amerikane

Qendra për menaxhim me kriza në bashkëpunim me Ministrinë amerikanë të mbrojtjes, sot dhe nesër  në hapësirat e ARM-së zhvillon punëtori dhe stërvitjen “Koordinim – përgjigje 2012”.

Udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar Urim Vejseli tha se në këtë punëtori dhe stërvitje do të testohen procedurat operative e miratuara kohë më parë nga qeveria, ndërsa    falënderoi SHBA-të për bashkëpunimin dhe mbështetjen të deritanishëm në zhvillimin e kapaciteteve të Qendrës për menaxhim me kriza.

Kapiteni amerikan Semiuell Oliver nga planifikimi cilivo-ushtarak të situatave urgjente tha se Maqedonia është partner i fortë i SHBA-së dhe shpreson se të ketë bashkëpunim të ardhshëm në kuadër të këtij aktiviteti dhe aktivitete të tjera në të ardhmen. 

“Kjo ngjarje do të na ndihmojë në përforcimin e partneritetin tonë, mirëpo edhe në aktivitete të tjera rajonale që do të kemi në të ardhmen”, përfundoi Oliver.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Programit të aktiviteteve të Këshillit për planifikim civilo-ushtarak në situata urgjente për vendet e Evropës Juglindore, mes tyre edhe Maqedonia.

Në stërvitjen do të marrin pjesë përfaqësues të Ushtrisë së SHBA-ve, të Qendrës për menaxhim me kriza dhe institucionet të cilat janë pjesë e Sistemit për menaxhim me kriza të Republikës së Maqedonisë. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button