Rufi Osmani priti futbollistin Admir Mehmedi

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani priti në kabinetin e tij futbollistin e mirënjohur nga Gostivari, sulmuesin në kombëtaren e Zvicrës, Admir Mehmedi.

Kryetari Osmani, futbollistit Mehmedi i ndau Mirënjohje për sukseset e arritura në futboll në arenën ndërkombëtare, ndërsa Mehmedi kryetarit i dhuroi fanellën e tij.

“Sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi. Qytetarët e Gostivarit mburren që ambasadorë të këtillë kemi në më shumë sporte në vende të ndryshme evropiane. Komuna e Gostivar ka mbështetur vazhdimisht moralisht por edhe materialisht sportistët tanë të cilët garojnë në arenën ndërkombëtare, e të cilët në këtë mënyrë promovojnë edhe Gostivarin si qytet me shpirt sportiv” theksoi kryetari Osmani.

Admir Mehmedi ka lindur në Gostivar në vitin 1991, ndërsa me prindët e tij jeton në Zvicër ku ka marrë edhe nënshtetësi. Prej janarit të këtij viti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e mirënjohur Dinamo Kiev (Ukrainë), ndërsa paraprakisht ka luajtur për KC Zurich (Zvicër),

Mehmedi i cili në takim te kryetari kishte ardhur me prindin dhe vëllain e tij, iu falënderua kryetarit Osmani për pranimin. Ai tha se në sport, ashtu si në çdo sferë të jetës, mbështetja morale ka një peshë të veçantë, ndërsa ai këtë mbështetje e ka pasur pikësëpari nga prindi i tij Imërliu, të afërmit dhe të gjithë ata të cilët ia dinë rëndësinë sportit, siç është rasti i këtij takimi./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button